Kalo te përmbajtja
Shpat mali shkëmbor me mjegull mbi pyll

Liqeni i Bovillës

Uji i gjelbër i liqenit mes shkëmbinjve të Malit të Gamtit. Ecje e lehtë drejt ballkonit panoramik, ideale për fillestarë.
Tiranë, Mali i GamtitShqipëriRezervo vendin

Të dhënat kryesore

Vështirësia
Distanca
7 km
Kohëzgjatja
3–4 orë
Ngjitja
350 m
Pika e nisjes
Prishtinë (pika e saktë njoftohet para nisjes)

Të dhënat janë të përafërta dhe mund të ndryshojnë sipas kushteve dhe itinerarit përfundimtar.

Rreth aktivitetit

Liqeni i Bovillës ndodhet rreth 15 kilometra në verilindje të Tiranës, në rrëzë të Malit të Gamtit. Uji i gjelbër, i rrethuar nga shpate shkëmbore, krijon një nga peizazhet më fotogjenike pranë kryeqytetit.

Ecja ndjek bregun e liqenit dhe më pas ngjitet në një shteg guror drejt ballkonit panoramik të Bovillës, ku pamja mbi liqenin dhe kanionin është mbresëlënëse. Pjesa e fundit ka shkallë të pjerrëta, prandaj duhen këpucë që kapin mirë.

Për kë është

Për fillestarët dhe për familjet me fëmijë më të rritur që duan një ditë të bukur në natyrë pa ngjitje të gjata.

Çfarë të marrësh me vete

  • Këpucë ecjeje me shollë që kap mirë
  • Çantë shpine 20–30 litra
  • Të paktën 1,5 litra ujë
  • Ushqim dhe snack-e për gjithë ditën
  • Xhaketë kundër erës dhe shiut
  • Kapelë, syze dielli dhe krem dielli
  • Letërnjoftim ose pasaportë

Aktivitete të tjera

  • Liqen malor i qetë nën maja të larta shkëmboreEcje malore

    Bjeshkët e Nemuna, JunikKosovë

    Maja e Gjeravicës

    Maja më e lartë e Kosovës, 2.656 metra. Kalojmë pranë liqenit akullnajor të Gjeravicës dhe dalim në kreshtën shkëmbore të majës.

    Distanca
    13 km
    Kohëzgjatja
    6–7 orë
    Ngjitja
    900 m
  • Mur shkëmbor i lartë i mbështjellë nga mjegullaVia ferrata

    Kanioni i Rugovës, PejëKosovë

    Via Ferrata Ari, Rugovë

    Via ferrata e parë e Kosovës: rreth 500 metra kabllo çeliku në murin e kanionit, pranë dy shpellave, deri në majë të grykës.

    Distanca
    1,6 km
    Kohëzgjatja
    3 orë
    Ngjitja
    230 m
  • Liqen i qetë me një varkë dhe kodra në horizontEcje malore

    Liqeni i Shkodrës, ShkodërShqipëri

    Mali i Taraboshit

    Kreshtë mbi Liqenin e Shkodrës, me pamje nga Kalaja e Rozafës, lumi Buna dhe malet e veriut. Ecje ideale për pranverë dhe vjeshtë.

    Distanca
    10 km
    Kohëzgjatja
    4–5 orë
    Ngjitja
    600 m
Made with Modulify