Kalo te përmbajtja
Liqeni i Jazhincës mes shpateve shkëmbore të Maleve të Sharrit, me borë të parë në breg

Liqeni i Jazhincës

Ecje vjeshte në Malet e Sharrit drejt Liqenit të Jazhincës, 2.100 m. Shteg i përballueshëm edhe për ata që provojnë ecjen malore për herë të parë.
Malet e Sharrit, ShtërpcëKosovëRezervo vendin

Të dhënat kryesore

Vështirësia
Distanca
14 km
Kohëzgjatja
Gjithë ditën (06:45–19:00)
Lartësia maksimale
2.100 m
Pika e nisjes
Ulpianë, Prishtinë, përballë INTEREX-it, afër QKUK-së, te barnatoret

Të dhënat janë të përafërta dhe mund të ndryshojnë sipas kushteve dhe itinerarit përfundimtar.

Rreth aktivitetit

I shtrirë në Malet e Sharrit, në një lartësi prej 2.100 metrash mbi nivelin e detit, Liqeni i Jazhincës na pret me bukuritë e tij natyrore dhe peizazhet mahnitëse.

Vjeshta në ngjyrat e saj më të bukura: e kuqja, e verdha, portokallia dhe ari i gjetheve, të shtrira mbi shtegun malor, krijojnë një pamje magjepsëse mes pyjeve të dendura dhe majave të Sharrit. Një ecje mes ngjyrave të vjeshtës, ajrit të pastër malor dhe bukurisë së veçantë të liqenit.

Shtegu është i përballueshëm për të gjithë ata që dëshirojnë të provojnë për herë të parë ecjen malore. Gjatësia është rreth 7 km në një drejtim, 14 km gjithsej. Aktiviteti udhëhiqet nga udhëheqës malorë të certifikuar.

Programi

  • Nisja: e diel, 1 nëntor 2026, ora 06:45, me autobus.
  • Rruga: Lakrishtë, Fushë Kosovë, Ferizaj. Ndalesë në orën 07:30 te “ELI-AB” (te Ura) në Ferizaj për t’u furnizuar me ushqim.
  • Kthimi në Prishtinë: rreth ora 19:00.

Çmimi

15 € për person (transporti dhe pjesëmarrja). 10 € për person për ata që vijnë me veturë private.

Çka të marrësh me vete

  • Këpucë mali me qafë ose këpucë të përshtatshme për ecje malore
  • Veshje sportive, duks dhe dy maica për ndërrim
  • Kapelë, syze dielli dhe krem kundër diellit
  • Çantë shpine
  • Ushqim për një ditë dhe 1,5 l ujë
  • Fruta të thata, çokollata dhe ushqime sipas dëshirës

Vërejtje

  • Gjatë ngjitjes respektoni rregullat dhe udhëzimet e guidave, dhe për çdo nevojë kontaktoni ata.
  • Nuk lejohet ecja para guidave.
  • Nuk marrim përgjegjësi për lëndimet e personave që nuk ndjekin udhëzimet e guidave.
  • Muzikë dëgjoni vetëm me kufje.
  • Secili mban përgjegjësi për veten.

Çfarë të marrësh me vete

  • Këpucë ecjeje me shollë që kap mirë
  • Çantë shpine 20–30 litra
  • Të paktën 1,5 litra ujë
  • Ushqim dhe snack-e për gjithë ditën
  • Xhaketë kundër erës dhe shiut
  • Kapelë, syze dielli dhe krem dielli
  • Letërnjoftim ose pasaportë

Aktivitete të tjera

  • Liqen malor i qetë nën maja të larta shkëmboreEcje malore

    Bjeshkët e Nemuna, JunikKosovë

    Maja e Gjeravicës

    Maja më e lartë e Kosovës, 2.656 metra. Kalojmë pranë liqenit akullnajor të Gjeravicës dhe dalim në kreshtën shkëmbore të majës.

    Distanca
    13 km
    Kohëzgjatja
    6–7 orë
    Ngjitja
    900 m
  • Mur shkëmbor i lartë i mbështjellë nga mjegullaVia ferrata

    Kanioni i Rugovës, PejëKosovë

    Via Ferrata Ari, Rugovë

    Via ferrata e parë e Kosovës: rreth 500 metra kabllo çeliku në murin e kanionit, pranë dy shpellave, deri në majë të grykës.

    Distanca
    1,6 km
    Kohëzgjatja
    3 orë
    Ngjitja
    230 m
  • Liqen i qetë me një varkë dhe kodra në horizontEcje malore

    Liqeni i Shkodrës, ShkodërShqipëri

    Mali i Taraboshit

    Kreshtë mbi Liqenin e Shkodrës, me pamje nga Kalaja e Rozafës, lumi Buna dhe malet e veriut. Ecje ideale për pranverë dhe vjeshtë.

    Distanca
    10 km
    Kohëzgjatja
    4–5 orë
    Ngjitja
    600 m
Made with Modulify